VIDEO/ Hapet spitali i dytë Covid-2. Çfarë ka ndodhur me pacientët e shtruar pranë Sanatoriumit

Mar 29, 2020 | 14:40
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se Spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer në spital për të prekur ma koronavirus, krahas Spitalit Infektiv në Tiranë.

og

Kemi hapur dje spitalin Covid-2. Pacientët e Spitalit Shefqet Ndroqi janë transferuar në spitalin e Elbsanit. Në Spitalin Infektiv vijon trajtimi i 75 pacientëve. 32 qytetarë janë kuruar tashmë dhe tani janë në vetëizolim në banesat e tyre. Të dashur qytetarë, qeveria shqiptare është duke luajtur të gjithë gurët për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve”, bëri me dije ajo.

Manastirliu bëri të ditur se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me covid-19.

Ministrja e Shëndetëisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin.

“Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu

Aktualisht në Shqipëri janë 212 raste të konfirmuara pozitivë me COVID-19, dhe janë kryer 1436 teste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura