Hapet Rruga e Arbrit, apel për automjetet të përdorin zinxhirët. Prani e madhe akulli në rrugë

Jan 22, 2022 | 10:07
SHPËRNDAJE

Nga e shtuna e 22 janarit, Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht.

rruga e arbrit 29968414195582_4315939952722160024_n

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës reshjet kanë pushuar dhe mjetet borëpastruese kanë shpërnadarë kripën për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, është apeli i ARRSH.

Burimet nga Emergjencat Civile bënë me dije mëngjesin e të shtunës se për shkak të temperaturave të ulta, në qarkun Dibër ka prani të madhe akulli në rrugë dhe lëvizjet bëhen me vështiresi.

Aksi i Rrugës së Arbrit, segmenti i bajpasit përshkohet me zinxhireë, thanë burimet nga Emergjencat Civile.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura