Hapet lotaria nga Policia Rrugore, deri të premten keni afat. Ja çfarë fitoni

Nov 22, 2017 | 19:30
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit jo vetëm të ndëshkon, por edhe të motivon. Një nismë e tillë ka nisur ne vijim te javes se Sigurise Rrugore. Policia Rrugore ka lancuar sot “Llotarine e Radarit”, e cila do te nxjerre 20 fitues, 20 shofere model te cilet respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.

polciia plica siguyrimi

“Llotari hapet për drejtuesit mjeteve qe respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një nga faktorët kyc te aksidenteve është dhe shpejtësia, ne kemi vendosur te perzgjedhim drejtuesin e mjetit model që respekton rregullat e qarkullimit rrugore. Jane vendosur radarët që operojnë në rrugët e Shqipërisë, kane modul automatik qe përcvec konstatimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, do tregojne edhe ata qe qarkullojne brenda normave te lejuara. Fituesit do perzgjidhen ne nje shorte që do jetë live ditën e premte ku do përzgjidhen 20 drejtues që do u dhurohen 20 polica sigurimi. Këto radarë janë vendosur do jenë në rrugët dhe akset kryesore aty ku janë identifikuar si njolla të errëta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura