Hapet Libri i Artë i Albanologjisë, Kadare: Një kodik nderi

Sep 21, 2018 | 9:43
SHPËRNDAJE

Të gjitha personalitetet me një kontribut të veçantë në Albanologji do të përfshihen në Librin e Artë të Meritës në Albanologji. Promovimi i këtij libri u bë dje nga sekretari i Përgjithshëm i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole. Ky libër, i dizenjuar dhe punuar në formën e një kodiku, në të cilin do të renditen figurat më të shquara të Albanologjisë, është bekuar me një shënim nga shkrimtari Ismail Kadare.

Shënimi i Kadaresë në Librin e artë
Shënimi i Kadaresë
në Librin e artë

“Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë amza e më të shquarve në studimet shqiptare që prej themelimit të saj deri më sot. Libri i Artë i Albanologjisë do të jetë kodiku i nderit i studiuesve albanologë, i atyre që e kthyen shkencën për shqiptarët nga ekzotikë në dije paradigmatike, pa të cilën nuk bëjnë dot studimet ballkanistike, europiane e indoeuropiane. Ky libër do të rendisë përkrah njëri-tjetrit shkencëtarë austro-gjermanë, francezë e italianë, britanikë e amerikanë, kroatë e rusë; nga vendet fqinje e vende të largëta. Vit pas viti, ky kodik do të shndërrohet në një enciklopedi të pazëvendësueshme”. Mbushja e faqeve të bardha të këtij kodiku nisi dje me studiuesit më të shquar të mesjetës shqiptare, të shekujve të humanizmit, që i ndërlidh figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, epoka e tij dhe përmasat ballkanike e europiane që e cilësojnë.

“Kjo është arsyeja pse, siç mund të vërehet edhe nga programi, kodi i nderit i Albanologjisë kësaj here do të fillojë me historianët shqiptarë Aleks Buda e Kristo Frashëri, me Alen Dyselienë (Francë), me Peter Bartl-in dhe Franz Babinger-in (Gjermani), me Kostas Sathasin (Greqi), me Francisc Pal-in (Rumani) dhe Halil Inal«ik-un (Turqi). Profilet e tyre intelektuale do të paraqiten nga akademikë e profesorë të ftuar, si: Fran«esko Altimari, Floresha Dado, Pëllumb Xhufi, Aurel Plasari, Luan Malltezi, Kosta Giakumis e Ferit Duka, të cilët njëherësh do të jenë nënshkruesit e parë të zërave të përgatitur prej tyre në Librin e Artë të Albanologjisë”, u shpreh Tole.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura