Hapet Këndi i Arkivave në Shkodër për qëllime studimore, Ademi: Do u shërbejë studentëve e pedagogëve. Shërbimi do ofrohet përmes…

Jul 2, 2021 | 13:28
SHPËRNDAJE

kendiarkivor-shkoder-voltanaademi

Nga sot të gjithë qytetarët e Shkodrës të cilët janë të interesuar për dokumentet që ruan arkivi i shtetit nuk është më e nevojshme të paraqiten në sallën e studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë. Këndi Arkivor është hapur në një nga sallat e Bibliotekës “Marlin Barleti” mbështetur nga Bashkia e Shkodrës.

Në ceremoninë e hapjes së Këndit Arkivor, kryebashkiakja Voltana Ademi tha  se në këtë projekt Bashkia e Shkodrës ka marrë pjesë duke ofruar infrastrukturën e domosdoshme që lidhen me paisjet kompjuterike, shërbimin e internetit dhe personelin që do të vihet në dispozicion, për t’i shërbyer të gjithë atyre studiuesve që mund të jenë studentë, pedagogë e të tjerë, të cilët do të vijnë dhe do të asistohen për mënyrën se si mund të operojnë me këtë sistem.

Procedurat, forma dhe të gjitha rregullat e këtij Këndi Arkivor funksionojnë njësoj si në Sallën e Studimit në Tiranë. Studiuesi gjatë kohës që shfrytëzon Këndin Arkivor është i detyruar të zbatojë rregulloren e bibliotekës së qytetit të Shkodrës. Regjistrimi në Sallën e Studimit kryhet nga çdo kompjuter me lidhje me internet, jashtë këtij Këndi Arkivor.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekimit në DPA Endrit Musaj tha se ky kënd vlen vetëm për qëllime studimore, për dokumente të një karakteri tjetër me natyrë biografike apo pronësie. Ky shërbim do të ofrohet nëpërmjet Postës Shqiptare, ku çdo kërkesë merr përgjigje nëpërmjet këtij shërbimi.

Dosjet e porositura nga qytetarëte Shkodrës do të shërbehen ditën që keni përzgjedhur në sistem dhe do të qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune. Nëse dëshirojnë të porosisin kopje digjitale të një ose disa dokumenteve, duhet të ndjekin udhëzimet që ofron sistemi, përfshi edhe mënyrat e pagesës.

Ky kënd ka si qëllim për të qenë sa më pranë studentëve, akademikëve po dhe publikut të gjerë për të bërë kërkime në këtë hapësirë studimore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me këtë iniciativë të saj ka si qëllim shtrirjen e Këndeve Arkivore në sa më shumë vende brenda dhe jashtë vendit, që kërkimi dhe hulumtimi mbi dokumente të jetë për të gjithë njësoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura