Hapet Këndi Arkivor në Bibliotekën e Lushnjës, Ardit Bido: U mundëson qytetarëve të njëjtin shërbim si në Tiranë

Jun 2, 2021 | 20:17
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi në mjediset e bibliotekës së qytetit të Lushnjës, një Kënd Arkivor, ku studiuesit dhe studentët mund të shfrytëzojnë dokumentacionin e Arkivit Qendror Shtetëror.

arkiv 2

Në një prononcim Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Ardit Bido theksoi:

“Falënderoj Bashkinë dhe Bibliotekën e qytetit të Lushnjës që u treguan të gatshëm për zhvillimin e këtij projekti të DPA-së që i mundëson qytetarëve të Lushnjës të njëjtin shërbim si në Sallën e Studimit, në Tiranë”.

Të pranishëm për përurimin e këtij shërbimi të të ri për qytetarët ishte Nënkryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, Drejtori i Muzeut së qytetit, Niko Ferro dhe Përgjegjësi i Bibliotekës, Bledi Puka.

Të gjitha dokumentacionet që ruhen dhe mund të vihen në dispozicion të qytetarëve nga Arkivi i Shtetit tashmë janë lehtësisht të qasshme nëpërmjet platformës elektronike edhe në Këndin e ri Arkivor të Lushnjës.

Shumë shpejt këndet arkivore do të hapen edhe në qytete të tjera të vendit, siç ka ndodhur në shumë qytete të mëdha dhe të vogla në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura