VIDEO/ ‘Hape krahun, këtu’, zvarrë nga makina. Si u kap mat trafikanti i minave me telekomandë

Feb 21, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Jane kapur mat nga policia e Lezhes dy personat qe transportonin mina me telekomande.

Si duket edhe nga video e arrestimit te tyre, shtetasi Artur Popa ishte me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, transportonte 3(tre) mina me telekomandë.

 

arrestimi

Në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur. “Hape krahun, ketu, shpej” i eshte drejtuar policia dhe me pas e ka marre zvarrë duke i vene prangat dhe shoqeruar ne polici.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura