“Hape derën o b*thq**”/ Drejtuesi i “Benz”-it u bën ‘zbor’ policëve, i jep gaz makinës dhe largohet. Efektivët u sulen gazetarëve (VIDEO)

Jul 27, 2021 | 14:14
SHPËRNDAJE

Një skenë e pazakontë, e ngjashme me ato të filmave, ka ndodhur mesditën e sotme te Varri i Bamit në Tiranë.

Gjatë një operacioni anti-drogë policia i kërkoi drejtuesit të një makine “Benz” që të ndalojë dhe të dalë nga automjeti.

Por ai nuk u është bindur urdhrit të efektivëve duke i dhënë gaz makinës e duke u larguar.

Pranë automjetit mund të shihet një polic me uniformë dhe dy civilë që i bëjnë thirrje vazhdimisht drejtuesit të “Benz”-it që të hapë derën. Madje në një moment dëgjohet njëri prej tyre që i drejtohet shoferit me fjalor banal: “Hape derën policia o k*r… Hape derën o b*thq**”.

Pasi dështojnë të ndalojnë drejtuesin e makinës, efektivët u kthehen gazetarëve të pranishëm. Në një moment policët shtrijnë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj duke mos e lejuar të filmojë me celular dhe i marrin telefonin.

© Panorama.al

Te lidhura