“Hap i madh për të ardhmen”/ Vuçiç publikon foton nga takimi me Ramën e Zaev: Vendet e Ballkanit, më shumë investime. Do të krijojnë…

Jul 28, 2021 | 21:49
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

rama vucic zaev

Takimi i tyre është mbajtur në prag të Samitit të Shkupit, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiç.

Me tej, Presidenti serb thotë se marrëveshjet do të kenë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

zaev

Ndërkohë nga ana e tij, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se gjatë Forumit Ekonomik do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal që do të mbahet për herë të parë në Shkup.

“Shikimi ynë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për zhvillim dhe rritje ekonomike dhe mirëqenie për popujt tanë”, shprehet Zaev në një postim në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura