“Hap gojën tender apo lekë”- Basha zbardh kërkesën e Ramës për komandantin e UÇK-së: Që të vazhdojmë fushatën ndaj Lulit duhet…

Nov 26, 2020 | 21:57
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar sot se kryeministri Edi Rama ka ndërmend t’i vazhdojë sulmet ndaj tij.  

basha 6

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha tha se sot Rama ka dërguar në Kosovë një personazh të Tiranës, emrin e të cilit nuk e ka treguar, për t’i ofruar ose para ose tender një komandanti të UÇK-së në mënyrë që ai të tërhiqte disa fjalë që i kishte thënë të mira për kryedemokratin.

Sipas Basha, kjo kërkesë e Ramës ndaj komandantit të UÇK-së i është bërë me qëllim që “të vazhdojmë fushatën ndaj tij”.

Basha: Doni të dini diçka. Ta bëjmë një lajm të vogël?

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe i ka thënë: “Edi Rama ka thënë hap gojën, tender apo lekë tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura