“Hani dy herë në ditë, agjëroni 16 orë”, nutricionistja flet për ushqyerjen: Ja kush nuk duhet ta ndjekë këshillën e Ramës

Mar 25, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

“Hani dy herë në ditë dhe agjëroni 16 orë”. Kjo këshillë e dhënë në nisje të karantinës për shqiptarët nga kryeministri Rama nuk duhet ndjekur nga të gjithë, thotë nutricionistja Rolina Naco.naco

Në një komunikim me Skype gjatë emisionit “Vila 24” në News 24, Naco tha se diabetikët, gratë shtatzëna por edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike duhet të hanë më shpesh, por në sasi të vogla.

“Grave shtatzëna, diabetikëve por edhe të sëmurëve kronikë nuk do iu këshilloja skemën e të ngrënit dy herë në ditë”,- thotë Naco.

Në këtë perudhë ajo këshillon të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime.

“Hani sa më shumë fruta dhe perime, te paktën 10 porcione me fruta dhe perime në ditë. Konsumoni erëzat në sasi të konsiderueshme, të kemi një sasi kripërash, mineralesh dhe vitaminash të balancuara. Në darkë të mundohemi të ulim kaloritë, një supë me perime mjafton. Diabetikët në v ecanti duhet të minimizojnë kaloritë e tepërta”,- tha ajo. BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura