Han ka ardhur t’u japë fund sherreve në Qeverinë e Zaevit ?

Nov 20, 2017 | 11:01
SHPËRNDAJE

Euro Komesari i Bashkimit Europian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han sot mbërrin për vizitë në Maqedoni, transmeton Express.

hahn

Në agjendën e vizitës janë proceset politike të qeverisjes së re si dhe politikat që kanë të bëjnë me proceset integruese dhe me planin e qeverisë 3-6-9.

Poashtu nga kjo vizitë pritet qe zoti Han të kërkojë edhe llogari për (mos) funksionimin e koalicionit qeverisës si dhe cila është arsye e taktizimit të Kryeministrit Zaev me mos plotësimin e vendeve të ministrave të rinj.

Eurokomisari Han, ka qene ndër diplomatët e huaj më aktiv për krijimin e kësaj Qeverie Reformatore, i cili ka kontribuar për një format të tillë të këtij Koalicioni qeverisë mes LSDM, BDI dhe ASH.

Ngelet cështje e hapur se si Zaev dhe liderët e koalicionit i BDI, do ta njoftojnë
Eurokomisarin Han, për Qeverinë dhe zvarritjet, por edhe zërat për largimin e ASH nga koalicioni dhe mundesinë për numra tjerë duke kalkuluar edhe me emrin e PDSH. /Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura