Hamburgu i Mavrajt harron shijen e fitores, Abrashi rikthehet titullar në barazimin ndaj Franfurtit

Jan 13, 2018 | 17:34
SHPËRNDAJE

U luajtën ditën e sotme takimet e vlefshme për javën e 18-të të Bundersligës gjermane. Hamburgu i Mërgim Mavrajt vazhdon të zhgënjejë në kampionat duke pësuar humbjen e tretë radhazi.

mergim mavraj hamburg

Blutë e drejtuar nga Gisdol u mundën në transfertë me rezultatin 1-0 nga Augsburgu. Skuadra e mbrojtësit shqiptar rrezikon seriozisht rënien nga kategoria pasi ndodhet në vendin e parafundit me 15 pikë në 18 ndeshje.

Futbollisti tjetër i Kombëtares, Amir Abrashi u rikthye titullar te skuadra e Freiburgut, pas një dëmtimi serioz që e mbajti disa kohë larg fushave të blerta. Skuadra e shqiptarit barazoi ndaj Entrakt Frankfurt me rezultati 1-1. Abrashi qëndroi gjatë gjithë 90 minutave.

Abrashi

Në sfidat e tjera Hanoveri mposhti Mainzin 3-2, Shtutgardi triumfoi ndaj Herthës me rezultatin 1-02, ndërsa sfida mes Verder Bremer dhe Hofenaim u mbyll në barazim 1-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura