Hallaçi drejt largimit, Kukësi tenton trajnerin që drejton në Kosovë

Jan 17, 2021 | 10:06
SHPËRNDAJE

Rrahman Hallaçi nuk është më trajneri i Kukësit. Vendimi është marrë pas një mbledhje që presidenti Safet Gjici, kishte me skuadrën, ku nuk kanë munguar kritikat e ashpra, kryesisht në drejtim të lojtarëve. Më pas mësohet se është vendosur edhe largimi i Hallaçit nga drejtimi i skuadrës dhe nuk do të jetë në stol në vazhdim. Hallaçi

Verilindorët po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat, teksa në 6 javët e fundit, kanë grumbulluar 5 humbje. Ish-kapiteni i Kukësit bëhet kështu trajneri i dytë i larguar nga Kukësi për këtë sezon, pas largimit të Skënder Gegës.

auto_bledar_devolli1603728750

Mësohet se drejtuesit e Kukësit janë takuar dje në mbrëmje me trajnerin gjirokastrit, Bledar Devolli, i cili drejton Drenicën në Kosovë. Megjithatë, nuk ka ende diçka konkrete, pasi Devolli është nën kontratë me klubin kosovar. Gjici duket se do t’i besojë një emri që ka shumë eksperiencë, por për momentin i sigurtë është largimi i Hallaçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura