Halimi, Ina Ramës: Mos i falni vrasësit!

Aug 20, 2012 | 13:42
SHPËRNDAJE

Ina Rama me prokurorë

Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Drejtësisë i tërheq vëmendjen Prokurorisë së Përgjithshme në disa çështje problematike të ndeshura gjatë vitit 2011 dhe në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Pak ditë para nisjes së sezonit të pushimeve të verës, dikasteri i drejtësisë ka përcjellë në organin qendror të akuzës një dokument me titull “rekomandime për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2012”. Me shumë gjasa kërkohet që rekomandimi të vihet në jetë në muajin shtator, kohë kur prokurorët kthehen në punë dhe nisin sezonin e ri gjyqësor. Në këtë dokument bie në sy konstatimi i një politike penale të butë të ndjekur nga Prokuroria për krimet që konsiderohen problematike për sigurinë në vend. Sipas rekomandimit, gjatë muajve në vazhdim kërkohet që Prokuroria të ashpërsojë ndjeshëm kërkesat për masa dënimi në lidhje me rastet e personave të akuzuar për vrasje, rastet e armëmbajtjes pa leje, trafikut e shpërndarjes së drogës dhe në veçanti për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Rekomandimi i përcjellë nga Ministria e Drejtësisë është adresuar në emër të qeverisë dhe i është dërguar organit të akuzës bazuar në nenin 54 të ligjit “Për Prokurorinë”.

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura