Halimi i ashpër me Ruçin, paralajmëron prishjen e provave për Tahirin: Vegël në duart e Ramës

Oct 19, 2017 | 19:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka komentuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku do shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Halimi tha se Rama nuk e do drejtësinë dhe Ruci është vegël e tij.

eduart-halimi

“Qëndruam deri tani për të pritur të vinin deputet e PS për të filluar mbledhjen e për të vendosur për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Rama s’e do drejtësinë dhe qëllimisht e vonon hapjen e rrugës së hetimit dhe arrestimit. Dënoj ashpër qëndrimin e Gramoz Ruçit i cili tregoi edhe një herë që është vetëm një vegël në duart e Ramës për ta përdorur në ditë të vështira si kjo e sotmja, që kerkojnë kohë për të prishur provat. Cdo minutë që kalon është në favor të krimit”, tha Halimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura