Halim Kosova tek tregu i Pazarit të Ri: Nismë që prodhimet e fshatrave të Tiranës të vijnë me kosto të ulët

May 4, 2015 | 18:28
SHPËRNDAJE
Duke i ftuar të mendojnë për 4 vite, jo për një ditë, Halim Kosova u bëri thirrje qytetareve që ta vlerësojnë 21 qershorin si një datë për kthimin e shpresës. Kandidati për kryebashkiak te Tiranes, ka takuar qytetarë në tregun e Pazarit të Ri dhe ka premtuar për zgjerimin e nismës që siguron kreditim për nisma e ide që krijojnë vende pune. 
Halim Kosova tek Pazari i Ri

Gjatë një bashkëbisedimi me një qytetare, Kosova shpjegoi dy prej nismave për uljen e kostove që mbajnë lart çmimet në treg, dhe për punësimin.

“Çmimet janë shumë të larta dhe e kemi të pamundur ti përballojmë, vështirësitë shtohen kur ke dhe fëmijë të vogël”, u shpreh qytetarja. 

“Ne kemi një projekt ku Bashkia të luajë rolin e rregullatorit, që prodhimet e fshatrave të Tiranës të vijnë këtu me një kosto të ulët që të mos rëndojnë qytetarët”, tha Kosova. 

“Unë jam e arsimuar, kam mbaruar dy fakultete, njërin jashtë dhe jam tani në proces doktorature. Jam pa punë, dhe është shumë e vështirë për të gjetur një punë” , u shpreh qytetarja. 

“Kemi ndërmend që ta zgjerojmë dhe të rrisnim mundësitë, që qytetarët, të rinjtë, kush ka një ide, një iniciativë, të ketë mundësi të marrë një kredi me zero interes, me ofrimin e garancisë në Bankë nga Bashkia, në mënyrë që jo vetëm të keni mundësi për ju dhe familjen tuaj, por edhe të punësoni njerëz të tjerë”, u shpreh Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura