Halim Kosova: Ja si braktisa fjalimin e Ramës kur më dha simbolin e personalitetit të vitit. S’kam marrë as SMS e as telefonatë nga Erion Veliaj

May 22, 2015 | 21:42
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova deklaroi se nuk ka marrë asnjë mesazh (sms) apo telefonatë nga Erion Veliaj. Gjatë një interviste televizive të dhënë mbrëmjen e së premtes në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, Kosova theksoi se në momentin e zyrtarizimit të dy kandidaturave, atij i thanë bravo të qoftë për përgjigjen që i ke kthyer Veliajt, ndërsa ai u tha se nuk mbante mend t’i ketë ardhur një mesazh me emrin Erion Veliaj.

Halim Kosova per “News24”

“Dy ditët e para më kanë ardh afërsisht 2000 sms në ditë. Stafi më tha që ti hedhim në kompjuter dhe ti përgjigjemi të gjithëve. Jo i thash. Deri në 3 të mëngjesit i kam kthy përgjigje. Unë nuk e kam të evidentum. Nëse më thotë suksese Erioni, s’e di se çfarë përgjigje i kam çu. Por nëse ti më çon sms Erion Veliaj, po. Nuk e kam bërë lidhjen. Por çdo sms do t’i bësh një urim.”,-deklaroi Kosova. Ndërsa shtoi se nuk ka marrë ndonjë telefonatë urimi prej tij.

Ndërkohë, më datë 19 prill të këtij viti, u raportua në media se i pari që ka shkëmbyer urime ndër kandidatët ka qenë Erion Veliaj, duke i dërguar mesazh kandidatit të PD-së Halim Kosova. Në media u shkruajt se qellimi i Veliajt ishte të niste një fushate ndryshe, duke uruar rivalin e tij në garën për kryeqytetin. “Erion Veliaj: Me krahe te lehta! Halim Kosova: Gjithe te mirat!”,-ishin dy mesazhet e publikuara në media. 

Në intervistën e tij Halim Kosova u shpreh i sigurt se kryeministri Edi Rama do t’i mbështesë projektet e tij për Bashkinë e Tiranës. Ai përmendi edhe një histori me Ramën kur ky i fundit i kishte dhënë titullin personalitet i vitit. “Nuk mund të them miq, por (Rama) ka qenë një vlerësues i punës sime. Kur më ka dhënë simbolin si një nga personalitetet e vitit, më kishte lënë të fundit dhe në momentin kur filloi me fol, unë mora rrugën për me dalë në podium. Unë llogarita hapat në mënyrë që kur të mbaronte ato tre fjali të kisha mbërrit tek vendit, por kur mbërrita aty, ai s’kishte mbaruar së foluri si njeri i papërtueshëm etj. etj… Unë dola nga 15-Katëshi, e bëra atë gabim, ndërkohë që ai nuk kishte mbaruar akoma”,-deklaroi Halim Kosova. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura