Halim Kosova në takim të përzemërt me Topin

May 24, 2015 | 22:35
SHPËRNDAJE


Kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës, Halim Kosova, është cilësuar nga të gjithë si njeriu babaxhan që nuk bie pre e situatave ekstreme që zakonsisht krijojnë politikanët. Si një njeri që kërkon të mbajë një profil të ulët dhe të moderuar, Kosova është parë në aktivitetin në ditën e jetimëve, teksa i shtrëngonte dorën përzemërsisht ish-Presidentit Bamir Topi, i cili, siç dihet, edhe pse i djathtë, në këto zgjedhje lokale është rreshtuar në koalicionin e majtë. Kjo është gjithëpërfshirje, jo fjalë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura