Haland lindi për futbollin, u ngjiz në dhomën e zhveshjes

Feb 20, 2020 | 16:50
SHPËRNDAJE

Çfarë duhet për të lindur një kampion? Përveç talentit të lindur, që mund të zëvendësohet apo ndihmohet nga puna dhe vendosmëria e jashtëzakonshme, duhet edhe diçka tjetër.haland

Vlejnë edhe detajet më të vogla që mund të bëjnë diferencën kur flitet për nivele të tilla, kështu që ka rëndësi edhe familja, ambienti ku rritet e deri te vendi i ngjizjes.

Dhe nëse kjo e fundit duket një idiotësi, për dikë mund të bëjë diferencën. “Ai për të cilin çuditeni është ngjizur në dhomën e zhveshjes”, tregon ish-lojtari norvegjez Jan Age Fjørtoft për të birin e Alf Inges, ish-lojtari i Mançester Sitit dhe Lidsit në Angli.haland

Fjørtoft është mik i familjes së babait të Halandit. Të dy kanë luajtur në Premier Ligë dhe kanë ndarë fanellën e kombëtares norvegjeze. A të jetë e vërtetë kjo histori apo është thjesht një batutë? Të vërtetën e dinë vetëm prindërit e yllit të Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura