Haland drejt largimit nga Borusia, Reali në avantazh ndaj konkurrentëve. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Sep 17, 2021 | 20:26
SHPËRNDAJE

Erling Haland po luan sezonin e tij të fundit te Borusia Dortmund. Sulmuesi i ri i cili po thyen rekorde njëri pas tjetrit ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë dhe tashmë është e qartë se me klauzolën prej 75 milionë eurosh që do të aktivizohet në mbyllje të këtij edicioni, të gjithë duan lojtarin.

haland bellingam

Sipas spanjolles “AS”, Real Madrid është në avantazh ndaj ndjekësve për të siguruar firmën e tij, pasi ka edhe pëlqimin e futbollistit. Transferimi duket mëse i mundshëm, gjithmonë nëse nuk bëhet pengesë Mino Raiola me kërkesat e tij. Menaxheri italian është lidhur ngushtë me PSG së fundmi dhe ky është shqetësimi i vetëm i madrilenëve, të cilët janë të bindur se kanë fituar konkurrencën me klubet angleze.

Ndërkohë, Borusia ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e futbollistit dhe e ka gjetur atë. Sipas mediave gjermane, Timo Verner është emri i piketuar nga drejtuesit, të cilët janë gati të kthejnë në Gjermani futbollistin e përfaqësueses, i cili nuk ka bërë aq mirë sa pritej prej tij në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura