“Hakmarrje e pastër e Kryeministrit”- Luan Baçi: Rrezikshmëria e Ramës ka arritur kulmin, po përgatit terrenin që më datë 6 asnjë të mos ndihet

Dec 1, 2022 | 11:27
SHPËRNDAJE

“Hakmarrje e pastër e kryeministrit Edi Rama” e ka quajtur deputeti Luan Baçi sulmin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’.

Deputeti i PD-së ka theksuar se: “Rrezikshmëria e Ramës ka arritur kulmin në datën 6 dhjetor presim të ketë një Samit të rëndësishëm dhe Rama nuk ndalet, por sulmon mediat, parapërgatit terrenin që asnjë të mos ndihet në datën 6 dhjetor. E them se shqiptarët duhet të dalin pa dallim në protestë. Të përkushtohemi kundër këtij kryeministri”.

“Çdo ditë nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, është e njëjta sjellje me qytetarët, median opozitën dhe institucionet që i bien ndesh interesave të Ramës. Në rastin konkret sulmi i Ramës është hakmarrës. Duhet një solidaritet i të gjithëve. Të gjitha mediat e tjera duhet të ishin fokusuar tek ky sulmi i kryeministrit.

Do t’ju vijë radha të gjitha mediave të tjera…Po qëndrojnë të tërhequra, një bashkim në një rast të tillë do të ishte mirë për të gjithë. Ata do të duhet të fokusoheshin më shumë. Rrezikshmëria e Ramës ka arritur kulmin në datën 6 dhjetor presim të ketë një Samit të rëndësishëm dhe Rama nuk ndalet, por sulmon mediat, parapërgatit terrenin që asnjë të mos ndihet në datën 6 dhjetor. E them se shqiptarët duhet të dalin pa dallim në protestë. Të përkushtohemi kundër këtij kryeministri.

Shpreh keqardhje që nuk ka një solidaritet të të gjitha mediave. Është një mesazh se kush prek interesat dhe kush nuk shkon pas interesave të Ramës kështu do ta pësojë dhe të gjithë të tjerët duhet të rrinë urtë. Pra mediat duhet të sensibilizohen, shoqëria po ashtu sepse është një hakmarrje e pastër e Ramës që do të vazhdojë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura