Hakmarrja e Putinit, bombardon rebelët turq të Sirisë pas vrasjes së pilotit

Nov 25, 2015 | 17:38
SHPËRNDAJE

Forcat ajrore të Rusisë kanë nisur një fushatë bombardimesh në afërsi të kufirit turko-sirian, ku gjenden edhe rebelët minoritarë turq të Sirisë.

bombardimetBombat janë hedhur pikërisht në vendin ku mendohet se janë parashutuar dy pilotët rusë të avionit që u rrëzua nga ushtria turke.

Gjatë parashutimit, të dy u qëlluan nga rebelët turq të Sirisë, por vetëm njëri prej mbeti i vrarë. Grupi rebel në fjalë, që mori përsipër vrasjen e pilotit, publikoi një video të luftëtarëve të tij, të cilët thërrisnin “Allahu Ekber” para trupit të vdekur të pilotit rus.

Tensionet mes Rusisë dhe Turqisë po arrijnë kulmin dy ditët e fundit pas incidentit me avionin rus, i cili sipas Ankarasë, ka shkelur hapësirën ajrore të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura