Hakmarrja e Erdogan/ Del vendimi për arrestimin e 42 gazetarëve

Jul 25, 2016 | 10:44
SHPËRNDAJE

Edhe pse ka kaluar kohë nga tentativa për grusht shteti e 15 korrikut, Erdogan nuk ndalet me arrestimet.

erdogan

Në kuadër të hetimeve kundër tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, u nxor vendimi për arrestimin e 42 gazetarëve, në mesin e të cilëve edhe Nazlı Ilıcak, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se masat e arrestit janë nxjerre nga Gjykata Penale me kërkesë të Byrosë për Terror dhe Krime të Organizuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme Republikane të Stambollit.

Pas urdhër-arresteve, nisi edhe mobilizimi për arrestimin e të dyshuarve. Mësohet se policia ka arrestuar pesë nga të dyshuarit dhe se ende vazhdojnë punimet e kërkimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura