Haki Çako flet për “Masakrën e Elbasanit”: Kemi pamje filmike

Feb 9, 2016 | 8:38
SHPËRNDAJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako duke folur për “Masakrën e Elbasanit”, thotë se piska kryesore e ngjarjes ku mbetën tre persona të vdekur dhe tetë tjerë të plagosur është ajo e hakmarrjes. Në intervistën e dhënë për “Tonight” të Ilva Tares, Çako tha se, në krim kanë marrë pjesë katër persona, të cilit kanë qenë me veshje të kamufluar. Çako foli dhe për pamje filmike të ngjarjes.

Haki Çako, drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit
Haki Çako, Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit

Çako: Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Ne kemi ngritur versionet përkatëse. Për shkak të subjekteve, pro edhe të dëmtuarve që mbartin një konflikt të vjetër versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes, por për shkak të hetimit refuzoj të jap detaje.

A ka ndonjë pistë të re të hetimit?

Çako: E thashë lidhet me konspiracionin

Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?

Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por pjesërisht ato janë pjesë e hetimit për tu vlerësuar.

A është filmuar ngjarja?

Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo rezervohet.

A kanë qenë të veshur me uniforma police?

Çako: Autorët kanë qenë të veshura me rroba kamuflazhi.

Ishte e pamundur të arrestoheshin?

Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intesivisht.

Keni një numër?

Çako:  Në këtë krim mendohet se kanë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.

A i mbante nën mbikëqyrje policia, pasi ishin me precedent?

Çako: Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura