Hakerat sulmuan e-Albania, Berisha publikon denoncimin: AKSH-i prokuroi 190 mln euro, por nuk ka servera në Shqipëri

Aug 14, 2022 | 22:02
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili i denoncon AKSH-in se nuk ka në servera në Shqipëri. Sipas denoncimit edhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, portali e-Albania u hakerua dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore.

 5CBC3D11-F108-45C0-9A59-3B6CC0184F11-770x404

Postimi i Sali Berishës

Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend!

I ka marrë me qira jashtë vendit, gjithçka si të mbushin xhepat.

Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qënë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri.

? Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mgj Doktor. Te them një gjë te tmerrshme AKSHI nuk ka servera por i ka me qera jashtë Shqipërie. Krim

Te jap dhe një fakt si ka mundësi qe e-albania dhe kush ishte me te u bllokuan vetëm dhe tmerr 190 milion euro janë prokuruar nga AKSHI.

Te demonstroi AKSHI me prova ku janë serverat si janë kush i ruan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura