Hajduti shqiptar kapet duke vjedhur, banorët e rrahin keqas në publik

Jan 27, 2016 | 17:26
SHPËRNDAJE

Për pak sa nuk u kthye në tragjedi një tentativë vjedhjeje e një shqiptari në Milano të Italisë. “Milan Today” raporton se dy shqiptarë tentuan të vidhnin sendet brenda një bodrumi pallati ditën e sotme rreth orës 3 të mëngjesit.

Foto1Mirëpo, banorët i kanë pikasur dhe dolën të përballeshin me to. Njëri prej tyre arriti të largohej, ndërsa tjetri u kap nga banorët.

Sipas mediave italiane, ai është 39-vjeçar i lindur në Shqipëri. Shqiptari u tërhoq zvarrë në sheshin “Gabriele Rosa” dhe u rrah keqas nga banorët e zonës.

Nëse nuk do të ndërhynte policia, shqiptari mund të kishte humbur edhe jetën. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe pas mjekimeve do të transferohet në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura