Hajdutët tentojnë të vjedhin makinën, por hasin surprizën e pakëndshme, mjeti ishte në pronësi të kampionit të…

Jan 22, 2020 | 19:17
SHPËRNDAJE

Disa hajdutë bënë përpjekje për të vjedhur një makinë në qendër të Athinës, por plani i tyre nuk shkoi ashtu siç e prisnin. Makina ishte në pronësi të Harry Papaioannou, kampion i xhudos.

Harry Papaioannou

Sapo vuri re hajdutët në makinë që ndodhej poshtë shtëpisë së tij, Papaioannou zbriti poshtë dhe filloi t’i bërtiste.

Njëri prej tyre nxori një thikë me qëllim për ta trembur që ai të kthehej pas. Papaioannou jo vetëm që nuk u kthye, por sapo hajduti ktheu kokën ai e sulmoi.

Papaioannou i kapi dorën dhe më pas e mbërtheu prej fyti duke e shtrirë në tokë, ndërsa motra e tij telefonoi policinë.

Personat e tjerë që ishin me hajdutin u larguan nga vendi i ngjarjes, por policia duke u vënë në ndjekje të tyre bëri të mundur arrestimin e një gruaje dhe dy burrave.

autroret kampion kampion1 makijna thika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura