“Hajdeni se na tremben fëmijët”/ Vrasja e “informatorit” të policisë, flet kunati: Ai telefonoi…

Sep 7, 2018 | 18:28
SHPËRNDAJE

Një ditë pas ekzekutimit së 43-vjeçarit, Alket Muho në fshatin Rabije të Memaliajt, për “Report Tv” ka dhënë një dëshmi kunati i viktimës, i cili do të mbetet anonim për shkak se në Shqipëri kërkohet në lidhje me një aksident.

Sipas tij, Muho prej një viti telefononte policinë për të treguar se në zonë mbillej kanabis, por vetëm kur iu drejtua Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në zonë erdhën policë për kontroll.WhatsApp Image 2018-09-06 at 19.06.48

“Puna e drogës ka nisur që në 2016…mbillej droga në çdo hapësirë. Unë kam jetuar edhe vetë atje. Sa herë errësohej hidheshin çdo natë mbi 1200 fishekë që të trembeshin banorët…të mos iu afroheshin parcelave. Kunati im prej një viti ka shkuar në polici dhe mund të ketë shkuar në polici dhe të ketë denoncuar fenomenin. Ndjehemi të rrezikuar ka thënë. Ai kishte një fëmijë 3 vjeç.

Prej një viti telefononte dhe ankohej në Tepelenë dhe në Gjirokastër dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr…Shumë herë ka bërë telefonata dhe denoncime, thoshte hajdeni se po na tremben fëmijët. Askush nuk erdhi. Nga kjo u detyrua të kontaktonte me strukturat e SHCBA-së, gjeti një numër dhe i mori në telefon. Ata kanë dhënë urdhër që të vinte policia e Gjirokastrës në fshat. Ata pastaj kanë prerë edhe dy parcela në Gllavë. Pas kësaj kanë ngrënë darkë me mish të pjekur, janë shtruar me ata…

Ka pasur konflikt me një familje që jeton afër tyre. Sa herë shkoja në fshatin e tyre e dëgjoja që bënte debat për rrugën e kalimit dhe për punën e një çezme. Një herë janë zënë keq, ka ndërhyrë edhe kryeplaku, por nuk mendoj se vrasja ka ndodhur për këtë shkak”, është shprehur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura