“Hajde poshtë po guxove”, si u kap shqiptari që përndiqte ish-të dashurën në Itali

Aug 13, 2017 | 14:55
SHPËRNDAJE

Kishte më shumë se një muaj që ish-i dashuri nuk e linte të qetë, e përndiqte dhe kërcënonte. Që kur 23-vjeçarja italiane, kishte vendosur të ndërpriste lidhjen e saj të dashurisë me djaloshin 25 vjeçar shqiptar, nuk kishte gjetur qetësi.

policia italiane

Kërcënimet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe shqetësuese, ashtu si dhe përndjekja.

Përfundimisht kërkoi ta strehonte në shtëpi për disa ditë një mik i saj në Cuggiono, një fshat në brigjet e Ticino, që ish-i të mos e dinte.

Por as kjo nuk e ka ndihmuar te renë italiane. Mbrëmjen e djeshme ai e ka përndjekur qëndronte poshtë dritareve të banesës në periferi të fshatit.

Aty filloi të bërtasin nga rruga. Fraza si “Hajde poshtë nëse guxon”, dhe pastaj fyerje dhe kërcënime.

Ajo thirri policine e cila arrestoi ne flagrance shqiptarin, emri i te cilin nuk behet me dije nga mediat italiane.

Ai ka pranuar ne Polici se e ka ndjekur dhe kercenuar te rene italiane, pasi nuk donte qe te ndaheshin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura