VIDEO/ Hajdari: Nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, hapja e listave është e mundur

May 28, 2020 | 17:37
SHPËRNDAJE

Në pamundësi për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për shkak se kërkon ndryshime në Kushtetutë dhe koha nuk premton, anëtarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, kërkon së paku që të hapen listat.


Hajdari u shpreh se nëse aspirohet që të ketë një demokraci më funksionale në Shqipëri, nuk sheh asnjë arsye pse opozita të mos e mbështesë ndryshimin e sistemit.

Ndërsa shtoi se ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të jetë peng për ndryshimin e sistemit.

“Sistemi ka mbetur si një temë e hapur, por unë e kam thënë se të dyja palët kanë dashur ta bllokojnë këtë dhe në mënyrë publike kanë fshehur qëndrimet e tyre. Opozita jashtëparlamentare duhet ta përqafojë propozimin për ndryshimin e sistemit, sepse ai është i orientuar drejt qytetarit. Nëse do ketë një ndryshim në këtë vend, nëse do aspirojmë që të kemi një demokraci më funksionale në Shqipëri, nuk shoh asnjë arsye që opozita të mos e mbështesë ndryshimin e sistemit, ose minimalisht të hapë listat në zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshimi i sistemit kërkon ndryshime kushtetuese, por hapja e listave mund të bëhet. Ka disa prej ekspertëve që thonë se ka debat, por disa të tjerë thonë se edhe mund të bëhet që të hapim listat pa ndryshime në Kushtetutë. Gjithsesi, ndryshimi i Kushtetutës nuk mund të jetë një peng për ndryshimin e sistemit”, deklaroi Hajdari në një prononcim për gazetën “Panorama”.

/Intervistoi gazetari Mariglen Kume

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura