Hailey dhe Justin Bieber po bëjnë të pamundurën që lidhja e tyre të funksionojë. A është në planet e tyre të afërta ardhja e një fëmije? Rrëfehet modelja

Aug 17, 2022 | 18:18
SHPËRNDAJE

Panorama plus/ Me problemet si çdo çift, Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë pasur disa komplikime në martesën e tyre, por modelja e bëri të qartë se dita ditës ata luftojnë për të qenë më të mirë për njëri-tjetrin dhe se do të duhet ta bëjnë këtë gjë edhe kur të kenë fëmijë.

A po mendojnë ata tashmë të bëhen prindër?

Pas katër vitesh martesë, çifti ka ndërtuar një marrëdhënie reciproke dhe eksperiencash të mrekullueshme, por si me të gjitha, ka pasur komplikime. Por ajo e bëri të qartë se është ende e dashuruar me të dhe gjithçka që dëshiron kur të jetë larg është ta shohë përsëri dhe të jetë me Justin.

“Ai është ende personi tek i cili dua të kthehem. Mund të fluturoj diku dhe të shkoj të bëj disa punë, por mezi pres të kthehem dhe të jemi sërish bashkë. Dhe ndihem sikur kjo është për shkak të përpjekjes që është bërë nga të dyja anët”, tha Hailey gjatë një interviste.

Kur fëmijët të vijnë. gjërat do të jenë ndryshe

Justin, 28 vjeç dhe Hailey, 25 vjeç, u martuan në një gjykatë në Nju Jork në vitin 2018 dhe një vit më vonë shkëmbyen betimet në një ceremoni në Karolinën e Jugut . E ndërsa ata nuk e kanë konfirmuar nëse mund të kenë plane për t’u bërë prindër shumë shpejt, pasi ajo është e vetëdijshme për ta dhe e di që kur të vijnë fëmijët, gjithçka rreth tyre do të jetë më e ndërlikuar.

“Në fund të ditës, ai është shoku im më i mirë, por duhet ende shumë punë për ta bërë marrëdhënien të funksionojë. Dhe më pas e di që përfundimisht, kur fëmijët të hyjnë në familje, do të jetë një periudhë krejtësisht i ndryshëm për ne, duke lundruar për ta bërë atë të funksionojë”, u shpreh modelja.

Dhe ashtu siç kanë kaluar kohë të mira, kanë kaluar edhe kohë të ndërlikuara për shëndetin e të dyve, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit kur u është dashur të kuptojnë se si të përballen me sëmundjen. Në mars ajo përjetoi simptoma të ngjashme me goditjen në tru dhe pësoi një mpiksje gjaku shumë të vogël, ndërsa këngëtari njoftoi në qershor se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt dhe pësoi paralizë të përkohshme në pjesë të fytyrës.

 

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura