Negociatat/ A ka kushte të tjera për Shqipërinë? Përgjigjet Komisioneri Hahn

Jul 17, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

Komisioni i Zgjerimit në BE Johannes Hahn, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, ku kanë folur për rrugën që e pret Shqipërinë për integrimin në BE.

Pyetjes, “a ka kushte të tjera për Shqipërinë”, Hahn iu përgjigj se “nuk ka kushte të tjera”, por bëhej fjalë për një proces analitk që ka ndodhur dhe do ndodhë me të gjitha vendet që synojnë integrimin në BE.

A ka kushte të tjera për Shqipërinë, cila është kërkesa kryesore që BE i bën Shqipërisë?

“Së pari, do doja ta theksoja këtë edhe njëherë: S’po fusim asnjë kusht të ri, ajo po bëjmë është një proces që është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat dhe do zhvillohet në çdo vend tjerë që do jetë kandidat. Do duhet të identifikojmë se ku qëndron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me atë të BE-së.

Le të marrim shembull vetingun, ishte një element thelbësor me rrëndësi në kuadër të tërësisë së shtetit të së drejtës, por është pjesë e mozaikut dhe ka shumë të tjerë. Po përpiqemi të shohim ku është vendi, situatën e përligjshme që ta krahasojmë. Dhe më pas të bëjmë një proces rivlerësimi”, tha Hahn.

“Do shihen rezultatet dhe për të përcaktuar mandatin e negociatave bazuar në këtë proces”, shtoi zyrtari i BE-së.

“Mos humbi asnjë ditë, nisni sa më shpejt të jetë e mundur”, apeloi Hahn, ndërsa shtoi se synimi i vitit tjetër është “hapja e kapitujve 23 dhe 24”.

Hahn thirrje qeverisë: Së shpejti ulemi në diskutime, duhet të keni njerëz me përvojë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, i bëri thirrje qeverisë që të ketë njerëz me përvojë në çdo ministri, në vijim të bisedimeve me institucionet e BE, në kuadër të çeljes së negociatave.

Capture

“Po hyjmë në një fazë të re që do jetë mjaft kërkuese me të dyja palët. Nga shtator do zhvillohen takime në Bruksel me fokus të kapitujt 23 dhe 24. Do jetë thelbësore në periudhën që vjen të caktohen burime në buxhet për tu përballur me këtë, por edhe brime njerëzore. Po shoh ministrin e financave, por jo vetëm ai, në çdo ministri të linjës, duhet të keni njerëz me njohuri se do negocioni me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë ketë procedurë kaq të rëndësishme. Është thelbësore që të vijojnë përpjekjet në programin e përparësive të reformave”.

Duke u ndaluar te reforma në drejtësi, Hahn tha se duhet bashkëpunim mes palëve politike në mënyrë që largimi nga trupa e drejtësisë për shkak të vetingut, mos të krijojë ngërç, por të funksionojë një mekanizëm për zëvendësimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura