Hahn rrëfen çfarë kërkon BE nga Shqipëria, ka një thirrje për politikanët

Apr 20, 2018 | 17:24
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur për Shqipërinë pas marrjes së rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian. Hahn në një intervistë për Gazetën Shqiptare, thekson se Shqipëria e meritoi marrjen rekomandimit për hapjen e negociatave, pasi ajo i ka plotësuar pesë prioritet kryesore të kërkuara nga BE.

Hahn_13092013-770x433

I pyetur për tensionet politike dhe protesta e vazhdueshme në vend, Komisioneri u përgjigj duke thënë se Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë dhe tensionet e krijuara janë të pa nevojshme. Sipas tij, situata e krijuar në vend nuk është ajo çfarë njerëzit presin nga përfaqësuesit e tyre në parlament. Përsa i përketë procesit të vettingut, Hahn shprehet se rezultatet e tij nuk mund të arrihen brenda një kohet të shkurtër, por deri më tani ka dhënë rezultate konkrete duke krijuar një besueshmëri më të madhe në sistemin e drejtësisë, teksa shton se lufta ndaj korrupsionit është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Komisioneri për Fqinjësinë Europiane, duke iu referuar raporti të bërë kohët e fundit, citon se Shqipëria ka bërë përparime në fushën e ekonomisë dhe me këto ritme mund të arrijë të konkurrojë edhe me vendet e tjera më të zhvilluara duke krijuar dhe mundësi për rritjen e punësimit për qytetarët.

Pjesë nga intervista

Procesi i vettingut ka filluar të zbatohet në sistemin e drejtësisë. Duke iu referuar të dhënave tuaja, a mendoni se qëllimi i kësaj reforme është arritur dhe a është kjo një nga pikat kyçe që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane?

Qëllimi i paketës së reformës së drejtësisë dhe verifikimi është që të konsolidohet një gjyqësor që është vërtet i pavarur, i përgjegjshëm, i paanshëm, efektiv dhe profesional. Këto janë objektiva afatgjata që nuk mund të arrihen brenda natës. Megjithatë, rezultate shumë të mira janë vërejtur tashmë në zbatimin e ligjit të verifikimit nga institucionet e pavarura shqiptare që po kryejnë këtë ushtrim me monitorimin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Siç e përmenda, receta për sukses është të ndjekë reformën dhe të vazhdojë të japë rezultate të konkrete. Puna do të përfundojë plotësisht vetëm kur fuqia e ligjit të bëhet e pakundërshtueshme, i bazuar në  gjyqësor të vërtetë funksional, pa korrupsion, është i pakthyeshëm. Kjo është me të vërtetë një parakusht kryesor për Shqipërinë që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Shqipëria mbetet një vend problematik në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë, ku shumë zyrtarë të lartë ende nuk janë hetuar apo arrestuar. A besoni se Reforma në Drejtësi do të jetë vendimtare për anëtarësimin e Shqipërisë?

Reforma e drejtësisë është ndoshta përpjekja më e ndërlikuar për një shtet si Shqipëria. Një gjyqësor mirëfunksionues është vendimtar për të forcuar sundimin e ligjit, por është gjithashtu thelbësore për të konsoliduar stabilizimin socio-ekonomik, duke e bërë vendin më tërheqës për investimet e huaja direkte. Gjyqësori është një shtyllë e shtetit; si i tillë, ajo do të shërbejë vetëm për interesat e qytetarëve në ruajtjen e zbatimit të ligjeve. Kur praktikat dhe manipulimet korruptive ndikojnë në funksionalitetin e gjyqësorit, atëherë i gjithë shteti vuan. Suksesi i reformës së drejtësisë në Shqipëri është parakusht për rritjen, prosperitetin, sigurinë dhe lirinë. Rëndësia e tij nuk mund të ekzagjerohet.

Intervista e plotë në GSH.al:

http://www.gsh.al/2018/04/20/ekskluzive-rekomandimi-i-ke-dhe-korrupsioni-hahn-rrefen-cfare-kerkon-be-nga-shqiperia-ka-nje-thirrje-per-politikanet/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura