Haga anulon vendimin për liri të përkohshme: Shesheli të kthehet në burg. Reagimi: S’kthehem vullnetarisht

Mar 30, 2015 | 13:54
SHPËRNDAJE

Tribunali i Hagës për Krime të Luftës ka rrezuar sot vendimin per lirimin e përkohshëm të ish-liderit të akuzuar serb, Vosjillav Sheshel, i cili ishte liruar me arsyetimin se është i sëmurë.

Vojisllav Shesheli duke e mbajtur flamurin amerikan që digjet në përvjetorin e 16-të në bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi

Nderkohe qe pas ketij njoftimi vete  Shesheli sot ka deklaruar se nuk do të kthehet vullnetarisht në Hagë.

Tribunali i Hagës, sipas dokumenteve të tij, “urdhëron dhomën gjykuese që menjëherë te anuloje lirimin e përkohshëm të Sheshelit dhe të urdhëroje kthimin e tij në Njësinë e Burgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë”.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Tribunali i Hagës ka lejuar që Vojisllav Shesheli të kthehet në shtëpi në Serbi, për trajtim nga kanceri, derisa Gjykata e Hagës të vendoste për akuzat për krime të luftës gjatë luftërave në Ballkan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura