Hafizi në mbështetje të Blushit: Të bëhet garë për kreun e PS

Feb 13, 2016 | 10:08
SHPËRNDAJE

Deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi, që pak ditë më parë doli hapur në mbështetje të Blushit, deklaroi sërisht sot se i qëndron kërkesës për respektimin e statutit të partisë.

hafiyiPas një takimi me strukturat socialiste në Shkodër, Hafizi thekskoi se mbështet Blushin në kërkesën për të mbajtur zgjedhje për kreun e PS-së, sepse sipas saj, mandati i kryetarit aktual ka mbi 2 vjet që ka mbaruar

“I qëndroj asaj që kam thënë. Mbështes Blushin në kërkesën për statutin. Mandati i kreut të PS-së ka mbi dy vjet që ka mbaruar. Duhet mbajtur gara për kreun e PS. Ka dhe të tjerë që e mbështesin këtë qëndrim”- tha Hafizi.

Ne takimin me strukturat ka qenë edhe deputeti Ditmir Bushati, nderkohe qe Shkodra brenda 27 shkurti do të zgjedhë kandidatët e Kongresit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura