Habit Tahiri: Ja çfarë pyetje do t’i bëja Ilir Metës

Sep 9, 2017 | 22:03
SHPËRNDAJE

Saimir Tahiri, nga studio e emisionit Xing te Ermal Mamaqit ka zbuluar edhe se cfare pyetje kishte per Ilir Metën.

I pyetur se për çfarë do ta pyeste Ilir Metën, presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, nëse do ta kishte në një emision, ish-ministri u përgjigj: ‘Do e pyesja: ‘Si ia bën mor burrë?… Si ia bën që u dobësove kaq shumë?’’

21585886_454500194949978_161706900_o

Kaq mjaftoi që studioja e emisionit të përfshihej nga të qeshurat, e shumta, ndërkohë që Tahiri shtoi: ‘Është e vetmja gjë që nuk di!’ Ish-ministri i liruar nga detyra, la kështu të kuptohej se ka informacione të shumta përsa i përket ish-kreut të LSI-së, parti me të cilën PS-ja, ku aderon Tahiri, ka pasur një koalicion të gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura