Shkarkimi i Haki Çako, Rama tregon arsyen pse mori vendimin: Unë komunikoja kur…

Jan 16, 2018 | 8:52
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga studio e Tonight te gazetares Ilva Tare ka komentuar edhe vendimin per shkarkimin e drejtorir te policise se shtetit Haki Cako.

“Se ashtu si e ka thene edhe ministri i Brendshem, është koha t’i japim një shtytje të re punës së policisë së shtetit. Une s’kam asnjë marrëdhënie me drejtorin e përgjithshëm të policisë, s’kam pasur e s’do kem kurrë.
Kam thënë edhe publikiaht në periudhën kur u krijua qeveria teknnike që garantoi zgjedhjet, kam vendos kontakt me drejtorin e policise se kisha nevoje ti bëja të qartë se në procesin e zgjedhjeve policia duhet të mbante maksimumin e paanshmërisë gjë që e bëri me sukses”.

Si do kujtohet zoti Cako?

Sa i përket raportit me historinë e kujtesën kam vetëm një pyetje si do kujtohem unë kur të mos jem kryeminister.S’ja bëj pyetjen e historisë për asnjë tjetër se është shumë personal.

Habit Rama: Ne nuk kemi më nevojë për opozitën, mekanizmi është në Kushtetutë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot per ngritjen e institucioneve të reformës ne drejtesi, nga studio e “Tonight” e gazetares Ilva Tare, ku nenvizoi se qeveria nuk ka nevoje per opoziten nese ajo nuk do.

edi rama ne ora

Rama tha se mazhoranca do vazhdoje e vetme ti ngrejë edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

“Ne nuk kemi më nevojë jo si mazhorancë por si shoqëri dhe si shtet për opozitën në rast se opozita nuk do. S’është fare arrogante, kjo është e vërteta, jo si shoqëri as si shtet ne nuk bllokohemi dot më nga opozita për cdo hap të reformës në drejtësi se është gjetur mekanizmi dhe është në Kushtetutë”.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se tani LSI ka dale hapur kunder saj, teksa kur ka qene ne koalicion me PS, u shpreh se: “Ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri. Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura