E dashura e re e Liam Hemsworth, Maddison Brown, ka bërë një deklaratë të çuditshme, ndërsa tha se do të dëshironte të bënte sekse treshe me të dhe vëllain e tij. Aktorja 22-vjecc, i bëri këto deklarata si pjesë e një lojë, ndërsa ishte e ftuar në një emision.
Kur iu kërkua të zgjidhte mes Hugh Jackman, Margot Robbie dhe vëllezërve Hemsworth, Maddison u përgjigj: Unë do të martohem me Margot Robbie sepse dua të bëj seks me të për jetë dhe dua të bëj seks edhe me vëllezërit Hemsëorth, por në të njëjtën kohë, të dy.
“Unë nuk mund të martohem me ta. Do të isha shumë e pasigurt. Do të isha si ‘ju jeni shumë tërheqës dhe kurrë nuk do t’i lejoja të dilnin nga shtëpia’, vijoi ajo.
Liam u fotografua duke mbajtur duart me aktoren e Dinastisë Maddison në Neë York pas ndarjes së tij nga Miley Cyrus.
Aktori i Hunger Games dhe ish-gruaja e tij, njoftuan se ishin ndarë pas vetëm tetë muaj martese në gusht.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al