Habit Mariza Ikonomi: Ja me cilin mashkull të famshëm shqiptar do të martohesha

Dec 15, 2017 | 18:04
SHPËRNDAJE

Mariza Ikonomi, e ftuar në “Pop Culture”, deklaroi se kitara është ajo që i kupton telat që nuk i kuptojnë meshkujt. “Kitarja është e dashura ime. Telat që një mashkull nuk t’i kupton, i kupton kitara”, tha këngëtarja e famshme. Gjithsesi, kur u vu me “shpatulla pas muri”, Mariza pranoi se do të martohej me Isli Islamin.

Në lidhje me mënyrën se si e shikon muzikën në Shqipëri, Mariza shpjegoi: “Nuk jam kundër klubeve, por kam një profil tjetër. Dua që këtij populli t’i ushqej një kulturë ndryshe, t’i pasuroj shpirtin. Por, nuk kam çfarë bëj. E kam këtë që dua të kënaq pakicën”. /Top Channel/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura