Habilaj dhe kërkesa për arrestimin e Tahirit, ja kur do të flasë ish-ministri

Oct 17, 2017 | 19:20
SHPËRNDAJE

I vene ne qender te akuzave te opozites si kolonel i trafikut te droges dhe per lidhjet e forta me kusheririn e tij Moisi Habilaj, arrestuar dje ne Itali, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka njoftuar mbajtjen e nje deklarate per mediat.

Tahiri ka paralajmëruar një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, qe do te mbahet në orën 16:00. Nuk ka ende detaje rreth asaj qe pritet te thote, por mendohet se ne qender te saj do jene zhvillimet me te fundit rreth ‘ceshtjes Habilaj’.

Kujtojme se sot Tahiri kerkoi edhe nje takim me kryeprokurin Llalla. Nderkohe qe Basha kerkoi prere arrestimin e tij, duke i kujtuar Rames se faktet i ka ne tavoline.

Po sot, media italiane publikoi nje pergjim te Moisi Habilajt dhe klanit te tij te trafikut, mes te tjerash aty thuhet se ’30 mije euro i duheshin derguar Saimirit’.

Saimir Tahiri reagon për herë të parë pas arrestimit të kushëririt tij në Itali për trafik droge

Pas lajmit të arrestimit në Itali të kushëririt të tij për trafik droge, reagon për herë të parë Saimir Tahiri.

Më herët kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se i arrestuari Moisi Habilaj, ka lidhje të afërta me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

tahiri

Në përgjigje të deklaratës së Bashës, Tahiri ka reaguar duke u shprehur se nuk i bëjnë përshtypje akuzat.

“Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.
Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.
Per kedo, pa dallim e pa perjashtim” shkruan Tahiri në “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura