“Gylenisti u shfaq duke ulëritur”, Shehu: U rrëmbye një person, u shkelën të drejtat e njeriut

Jan 13, 2020 | 22:46
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Jashtëm Tritan Shehu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për rastin e ekstradimit të gylenistit Harun Celik nga vendi ynë.

tritan-shehuuu-770x433

Shehu deklaroi se gylenisti është shfaqur në një media turke duke ulëritur, kurse shtoi se Shqipëria rrëmbeu praktikisht një person. Ai shtoi se rastin e ekstradimit të gylenistit janë shkelur të drejtat e njeriut.

“Ne si Shqipëri rrëmbyem një person. Media turke e ka dhënë duke ulëritur. Edhe kur e merr nga burgu, merret në mënyrë njerëzore, jo kështu. U bë atë ditë sepse ishte 1 janari, të gjithë me pushime, u mendua se nuk ka zhurmë. Ishte skandal. Nuk di fare se çfarë ka bërë, por duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore. Jemi bërë vasal shumë kohët e fundit, me gjëra qesharake. SHBA është tjetër gjë. Me Amerikën kemi partneritet e jo vasalitet. Ne morëm Kryesimin e OSBE-së, ndërsa ne këtu shkelim të drejtat e njeriut me shumë gjëra, edhe me këtë ekstradim”, tha Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura