Guvernatori propozon shtyrjen e zgjedhjeve, Trump: E panevojshme

Mar 16, 2020 | 22:25
SHPËRNDAJE

trumpGuvernatorët e disa shteteve amerikanë kanë bërë thirrje për shtyrjen e primareve presidenciale  për shkak të koronavirusit.

Governatori i Ohajos, Mike DeWine rekomandoi të hënën që votimi i  të martës për primaret presidenciale mes demokratëve të shtyhen deri më 2 qershor me qëllim për të mbrojtur votuesit nga përhapja e koronavirusit.

“Ne nuk mund ti bëjmë zgjedhjet nesër”, theksoi ai. Vendimi u takon guvernatorëve të secilit shtet, por Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje shteteve të ndjekin udhëheqjen e shumë vendeve të tjera të fuqishme në të gjithë botën, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe të mos i anulojnë zgjedhjet, duke u shprehur se “nuk mendoj se do të ishte një gjë shumë e mire” dhe se “do të ishte e panevojshme”. Dy shtete amerikane kanë vendosur tashmë të shtyjnë zgjedhjet e demokratëve për kandidation që do të garojë kundër Trump, në rivalitetin mes Joe Biden dhe Bernie Sanders. Zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen në nëntor të këtij viti dhe Trump shfaqet i sigurt për fitoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura