Guvernatori: Lehtësia e politikës monetare, rritje e kreditimit

Apr 14, 2018 | 12:02
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë dje në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve, të organizuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, me temë “Rreth një dekadë pas krizës: drejt një cikli të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”.

Sejko

Gjatë diskutimeve në konferencë, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe ndikimet e mundshme të normalizimit të politikës monetare. Sejko tha se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke dhënë kontributin e saj në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit.

Guvernatori Sejko vlerësoi se politika monetare lehtësuese, e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirë- simin e gjendjes financiare të huamarrësve. Prioritetet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë janë orientuar më së shumti drejt identifikimit të masave për nxitjen e kreditimit, vazhdimin e planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe forcimin e stabilitetit financiar.

Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e reformave të mëtejshme për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit dhe ambientin e biznesit, si dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit. Në përfundim, Guvernatori Sejko u shpreh se e ardhmja politike afatgjatë dhe prosperiteti ekonomik, lidhen ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura