Guvernatori i Janinës fton shqiptarët ta vizitojnë: Së shpejti do të kemi hekurudhë

Feb 7, 2016 | 11:55
SHPËRNDAJE

“Në 1990 filluan të vinin në atdheun tonë si emigrantë shumë shqiptarë. Të gjithë çfarë patë dhe mësuat e transportuat në atdheun tuaj dhe e arritët me punën tuaj, kështu ngritët këtu një pasuri.

GuvernatoriKy realitet na bën të jemi këtu sot dhe u jep mundësinë që shumë prej jush të jenë turistë në Greqinë e sotme.

Ne me mirënjohje dhe respekt erdhëm t’ju falënderojmë që na vizitoni dhe në të njëjtën kohë t’ju ftojmë që këto vite të vijoni të jeni turistët tanë”, kështu e nisi fjalën e tij Guvernatori i Janinës, Aleksandros Kakrimanis, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë.

Ai pranoi se turistët shqiptarë janë rritur në numër vit pas viti dhe për këtë arsye ata vijnë dhe e bëjnë ftesën e hapur këtu në Tiranë që të vini të na vizitoni.

Gjatë ditës së djeshme Kakrimanis, mbajti një konferencë për shtyp ku falenderoi interesin e biznesit shqiptar dhe ftoi qytetarët shqiptarë që të vizitonin këtë rajon si turistë.

Ai tha se kanë qenë statistikat e agjentëve turistikë për rritjen e fluksit të turistëve nga Shqipëria ajo që i ka shtyrë të jenë sot këtu dhe gjithashtu theksoi se ka ardhur të falenderojë qytetarët shqiptarë që zgjedhin të vizitojë këtë zonë.

“Ne dëshirojmë që të vazhdojë ky këmbim vizitash, sepse ka dhe shumë qytetarë grekë që vijnë këtu, gjithashtu të vazhdojë bashkëpunimi i vendeve tona në këtë ritëm për të promovuar turizmin”.

Kakrimanis theksoi gjithashtu se prefektura e Epirit ka miratuar planin për nisjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës Janinë-Gjirokastër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura