Guri jep asist në ndeshjen e parë të kampionatit, Ostende fiton me përmbysje

Jul 28, 2018 | 22:24
SHPËRNDAJE

Një nisje e mbarë për Sidrit Gurin në kampionatin belg. Sulmuesi shkodran ka qenë protagonist në fitoren e sotme ndaj Muskronit me rezultatin 2-1, teksa asistoi në minutën e 46-të, për golin e parë të shënuar nga Kapon.

guri-muskron

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të, ndërsa Ostende përmbysi gjithçka në minutën e 46-të dhe 76-të. Guri e nisi ndeshjen si titullar duke u aktivizuar 90 minuta në ndeshjen e tij të parë në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura