Gur mbi autobusin, Rama u kërkon ndjesë serbëve: Të fitojë qytetaria

Oct 8, 2015 | 9:16
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka hapur dyert e kryeministrisë për studentët serbë dhe të ftuarit e Beogradit që do të jenë të pranishëm në përballjen e sotme në “Elbasan Arena”. 

Gjate takimit me Ramen
Gjate takimit me Ramen

“Këtu jeni në godinën e qeverisë së Shqipërisë, ne kemi transformuar katin e parë në një hapësirë për publikun, kjo është qendra për hapje e dialog që i është lënë në dispozicion publikut, dashamirësve të historisë së qeverisë dhe të qeverisjes në vend, të artit, kulturës, filmit, muzikës, teatrit dhe jeni të lirë të parafytyroni se mund të rikthenei nëse keni ide për ta shfrytëzuar këtë hapësirë me miqtë tuaj më të rinj por edhe për ide e tema të ndryshme”- tha Rama.

Rama falenderoi vecanërisht dy prej studentëve për dy dhuratat që mori prej tyre. “Njërin që më dhuroi një album me muzikë xhaz dhe më ftoi që edicionin e ardhshëm të festivalit të tyre të cojmë një grup nga Shqipëria dhe tjetrin që më dhuroi një axhendë e më tha vizato këtu te axhenda ime”- tha Rama.   

rama me serbetKreu i qeverise ka gjetur rastin të shprehë keqardhje për incidentin që ndodhi dje, kur autobusi i kombëtares serbe u godit me gur. 

“Ju e dini qe ne nje ndeshje kundershtare komshitë mundohen edhe ti nxjerrin sytë njëri-tjetrit, megjithatë është me një rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të fitojë, ministri do thotë që Serbia të fitojë, por me rëndësi më të madhe është të fitojë qytetërimi që së bashku përfaqësojmë. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14-15-vjecar hodhi një gur drejt autobusit të skuadrës serbe, dhe kjo tregon se sa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër mbart me vete etjen për ndryshim dhe sjell endrrat e një bote të re rreziku i nacionalizmit, frymës së urrejtjes dhe të përjashtimit është i pranishëm gjithmonë”- tha Rama. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura