Gur autobusit të serbëve, prokuroria: 3 akuzat pse duam ‘arrest me burg’

Oct 10, 2015 | 15:10
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest me burg” ndaj të riut që qëlloi me gur autobusin e kombëtares  serbe, teksa kalonte te “Zogu i Zi”, nga Rinasi para akomodimit për në hotel.

qeleshi

Sipas organit të akuzës i riu, M.Qeleshi, 18-vjeçar duhet të përgjigjet para drejtësisë për tre vepra penale.

Në dosjen e prokurorisë, ai akuzohet për “Shkatërrim prone”, “Prishje të qetësisë publike” dhe “Dhunë ndaj të mbrojturve ndërkombëtarisht”.

Dosja i është dërguar gjykatës, e cila pritet të zhvilloje nesër seancën për caktimin e masës së sigurisë në ngarkim të tij.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura