Gülseren te ”Fate të kryqëzuara”: Xhihani, i këndshëm dhe i ëmbël

Feb 19, 2016 | 12:29
SHPËRNDAJE

Ajo është shumë e harshme, në fytyrën e saj nuk do shihni asnjëherë trishtim, e jeton momentin e nuk ndien aspak keqardhje, një femër e re, por e çmendur.

Ka lindur në vitin 1976 në Afyonkarahisar të Turqisë. Ka mbaruar studimet për dramë në Universitetin e Anadollit e që nga mbarimi i studimeve, ka filluar të marrë role në teatër. Në vitin 2001 bën debutimin e parë në serial dhe fiton çmimin aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Antalya.

Deri më tani ka mbi dhjetëra role kryesore në seriale dhe është një nga aktoret më të bukura e më të paguara turke.

Nurgül Yeşilçay1

Si po shkon jeta juaj tani?

Unë betohem se ka shkuar mirë gjithmonë, jam e pabesueshme në vendimet e mia, më pëlqen puna shumë dhe mallëngjehem kur e shoh veten duke aktruar.

Kohët e fundit flitet se je ringjallur, si do ta përshkruanit situatën?

Industria filmike ndoshta nuk është ndonjëherë në rrugë të drejtë, pasi është e vështirë që në një projekt të gjesh njëkohësisht edhe veten, edhe partnerin dhe kurrë nuk do jetë siç dëshironi apo mendoni, e për momentin unë jam në punën e duhur.

E ndjeni veten seksi?

Jo gjithmonë, por nganjëherë po (qesh). Kur blej ndonjë fustan të bukur, them me vete ua sa seksi dukem.

Nurgül Yeşilçay 3

A shpërndani imazhe pa grim në rrjetet sociale?

Natyrisht, mendoj se tani bota ka ndryshuar nga mentaliteti, unë edhe në xhirime përdor shumë pak grim e në shtëpi nuk kam aspak.

Seriali ”Fate të kryqë- zuara” ku aktroni me Erkan Petekkaya ka qenë shumë i ndjekur?

O Zot, e njoh qëkur ka studiuar në Eskisehir në të njëjtën periudhë kur edhe unë kam studiuar, është shumë person i këndshëm dhe i ëmbël njëkohësisht. Ne kemi pasur në plan të xhirojmë një film bashkë e jo serial, por është shumë e vështirë për shkak se të dy kemi oferta të mëdha, madje unë kam kontrata të nënshkruara që presin e akoma s’i kam mbaruar, e besoj që njësoj edhe ai.

nurgul-yesil-123230YP

Te ky serial jep shembullin e një nëne perfekte, si jeni pritur?

Mundohem të aktroj si është më mirë, aq sa mundem se nuk besoj që ju pëlqej të gjithëve, është Xhansu ajo e cila është bërë super e famshme për shkak të karakterit të saj në këtë serial, ajo po thyen rekorde tashmë me oferta. Ajo më pëlqen shumë, do doja ta kem vajzë të vërtetë, vjen nga një brez shumë i talentuar.

E ke ndihmuar shumë, vazhdon të ketë mbështetjen tënde si aktore?

Sigurisht, unë vazhdoj të mbaj kontakte me të, me familjen e saj, e kam shumë mike nënën e saj dhe takohemi shpesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura