“Gulen”/ Kryeministri turk, SHBA-ve: Kërkuat prova pas ’11 Shtatorit’ ju?

SHPËRNDAJE

Kryeministri turk Binali Yildrim i ka shtruar një pyetje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë kërkuar prova për të ekstraduar Fetullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se ka orkestruar dhe nxitur tentativën e dështuar për grusht shteti javën e kaluar në vend.

Sipas kryeministrit turk, a ka kërkuar prova për terroristët pas ngjarjeve të 11 Shtatorit Turqia?

gulen turkey

Nga ana e saj, në një përgjigje rreth këtyre deklaratave, Departamenti Amerikan i Shtetit është përgjigjur: Në dijeninë tonë, Gulen jeton në mënyrë paqësore në Pensilvani.

Yildirim tha se do ta shkulë lëvizjen e Fethullah Gulen, nga rrënjët, ‘kështu që ajo nuk mund të tradhtojë popullin turk përsëri’.

SHBA po i bën thirrje Turqisë të përmbahet dhe të veprojë në kuadër të sundimit të ligjit në momentet që ajo po heton grushtin e dështuar të shtetit.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.